Lajme

Kështu e kemi humbur Nishin e Shkupin

09/15/2023 14:50
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Nëse se ke fuqinë dhe forcën në terren, duhesh me pas aleatët e fuqitë e mëdha me ty… e nëse nuk ke as fuqi as forcë në terren dhe gjithashtu i ke humbur aleatët e fuqitë e mëdha, ti ke humbur kokën tënde dhe lojën.

Në Selanik thuhet që kanë folur shqip në Kuvend atje. E për shqipëtarët etnik të Ballkanit kanë jetuar në Nish, ndërsa në Shkup kanë qenë shumicë. I kemi humbur të gjitha. Pse? Saktësisht me këto politika dhe veprime sikurse tani Qeveria. Për shkak që fuqia jonë relative në ushtri, ekonomi dhe arsim është më e vogël sesa fqinjëve agresiv, një ndër mënyrat më strategjike me fitu në këtë lojë është demostruar që është alenaca me fuqitë globale. Rugova fillimisht edhe Thaçi më vonë e kuptuan dhe aplikuan.

Kosova për herë të parë pas se paku 600 viteve doli fitimtare dhe arriti suksesin më të madh në histori të saj falë mençurisë strategjike të njerëzëve të saj. Sikurse ne të kishim refuzuar bashkëpunimin dhe të kishim luftuar Ushtrinë e Millosheviqit pa NATO’n, mesiguri sot Republika e Kosovës nuk do të ekzistonte, ndërsa në Kosovë shqiptarët etnik vendas do të ishin pakicë kombëtare.

Sot Albin Kurti po aplikon politika që kanë kthyer aleatët tanë në miq të kundërshtarëve dhe kjo është shumë e rrezikshme. Saktësisht si ne kemi humbur gjatë historisë vazhdimisht. Politikë e shekullit XIX por pa forcë e fuqi në terren. Çasja që po tentohet të aplikohet “Drejtësia bënë fuqinë” është shumë koncept i gabuar dhe amatoresk. Fakti është që fuqia bënë drejtësinë në marrëdhëniet e shteteve e diplomaci. Nëse nuk e ke fuqinë, së paku ruaje miqësinë. Por nëse se ke as fuqinë e as miqësinë, e ke humbur lojën.

Qeveria ka dërguar kryetar shqiptarë në komuna me shumicë sërbe dhe ky është gabim. Ka dërguar dhe mbanë me polici e NATO kryetarët. Po bashkon sikurse në shek 19 komunat e veriut me Kosovën. Dje Leposaviqi e Zubin Potoku e sot Zveçani ju BASHKUAN Kosovës në iluzionet e pushtetit (pa dëshirën dhe konsultim më banorët lokal). Kjo është totalisht e paqëndrueshme dhe popullizëm. Kosova është shumë – etnike, ndërsa veriu ku jetojnë si shumicë serbët nuk është e shqiptarëve. Koncepti shumë-etnik është vlerë e shtuar, diversiteti forcë e fuqi për të ardhmën. Autoritetet e instaluara janë legale por nuk janë legjitime. Ska demokraci dhe përfaqësim. Së shpejti do të organizohen zgjedhjet e reja dhe këto vendime mund të kthehen mbrapa. Nuk ja vlenë kështu.

Ne veriun duhet me integruar me incentiva ekonomike pozitive. Me zhvillu ekonominë lokale dhe rajonale andej. E të kish qenë qeveria e mençur, fillimisht do e përfundonte rrugën për atje që qe 12 vjet nuk i shifet fundi për më pak se 40km. As në Lojërat Mediterane nuk përfshiu asnjë komunë me shumicë sërbe. Ky është gabim se duket sikurse Albin Kurti e shef Kosovën pa serbë lokal por ky nuk është qëllimi jonë. Eshte kundër frymës kushtetuese dhe kundër projektit tonë të përbashkët me aleatët pa të cilët nuk do të ishim këtu sot. Ne nuk do t’i përsërisim gabimet e fqinjëve tanë dhe do të mësojmë nga historia.

Këtë gabim ne kemi bërë gjithmonë në histori me shekuj dhe kemi humbur vazhdimisht. Millosheviqi e ka bërë këtë gabim në Kosovë dhe e ka humbur Kosovën. Ne e kemi vetëm një gjasë, e ajo është partneritet me aleatët nga të cilët aq shumë mvaremi se ende se kemi konsoliduar sigurinë kombëtare. U tha më lartë, nëse ske fuqi e forcë, duhesh me pas aleatët e fuqitë e mëdha me ty… nëse ske as fuqi as forcë dhe ke humbur aleatët… ti ke humbur kokën dhe lojën dhe është koha me reflektuar seriozisht me dhe ndalë këtë marëzi.