Lajme

PSD mbështet protestën e thirrur nga OVL-UÇK

09/14/2023 14:16
nga:Y I

Partia Social Demokrate do t’i bashkohet protestës që pritet të mbahet nesër nga OVL-UÇK kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

Kështu ka konfirmuar kryetari i këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj.

“Partia Social-demokrate mbështet dhe i bashkohet protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale. Përgjimet e përndjekjet kundër ish luftëtarëve janë përpjekje e Gjykatës për t’i mbuluar dështimet e veta” shkruan Molliqaj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

OVL-UÇK thërret protestë kundër ZPS-së dhe EULEX-it