Sporti

Dy ndeshje dhe dy humbje, Roberto Mancini nën presion në Arabinë Saudite

09/14/2023 10:10
nga:Mergim Rreci

Arabia Saudite humbi ndaj Kosta Rikës (1-3) dhe Koresë së Jugut (0-1) në dy ndeshjet e fundit

Roberto Mancini, i shpallur më 27 gusht si trajneri i ri i Arabisë Saudite, sigurisht që nuk pati debutimin që synonte, transmeton GazetaBlic Sport.

Të mposhtur nga Kosta Rika, lojtarët dhe trajneri u penguan të flisnin në fund të lojës; fishkëllima dhe shumë polemika.

Sipas Gazzetta dello Sport , ardhja e Mancinit nuk i ka bindur ende sauditët, me trajnerin tashmë nën presion pasi Arabia Saudite është rreth dy muaj larg fillimit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Duhet theksuar se para se të nisin kualifikimet për edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, Arabia Saudite do të luajë dy miqësore në Portugali, kundër Nigerisë dhe Malit, gjatë pushimit të tetorit.

/GazetaBlic Sport/