Një zjarr gjatë natës në një ndërtesë apartamentesh në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ka vrarë dhjetëra banorë, njoftuan media shtetërore vietnameze, duke cituar të dhënat e para nga autoritetet.
Zjarri filloi pak para mesnatës të së martës në katin e parkimit të ndërtesës 10-katëshe.
Autoritetet shpëtuan rreth 70 njerëz dhe dërguan me shpejtësi 54 në spital, duke përfshirë “dhjetëra të vdekur”, tha Agjencia zyrtare e Lajmeve të Vietnamit.
“Ne nuk mund t’i ndihmonim ata. Nuk ka asnjë rrugë shpëtimi, ishte e pamundur që viktimat të shpëtonin”, tha një banor lokal për AFP.


