Sporti

Shqipëri – Poloni, një gjyqtar i njohur do ta drejtojë sfidën në ‘Air Albania’

09/09/2023 09:12
nga:Mergim Rreci

Pas rezultatit pozitiv ndaj Republikës Çeke, Shqipëria do të luajë të dielën sfidën më të rëndësishme në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024.

Në “Air Albania” do të vijë Polonia dhe një fitore kundër tyre “hipotekon” në një farë mënyre kualifikimin e kuqezinjve. UEFA ka caktuar edhe arbitrin që do të drejtojë këtë duel.

Qeveria evropiane e futbollit ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, teksa ka vendosur një arbitër të La Ligas si përgjegjës për të mbajtur drejtësinë. Jose Maria Sanchez Martinez do të jetë gjyqtari kryesor i sfidës Shqipëri-Poloni.

Kuqezinjtë duhet të bëjnë kujdes mbrëmjen e së dielës, pasi arbitri spanjoll njihet për nxjerrjen e shpeshtë të kartonave.