“Giroud pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës, ndjeu shumë dhimbje për të vazhduar, për fat të keq”-tha trajneri i Francës, Deschamps gjatë ndeshjes me Irlandën, e vlefshme për kualifikueset EURO 2024.
Sulmuesi i Milan u zëvendësua në minutën e 25-të pas një goditjeje të pësuar në 5 minutat e para të lojës dhe përtej dëshirës së lojtarit nuk mundi të duronte më shumë se 20 minuta.


