Lajme

Ndotja e ajrit në Prishtinë

09/07/2023 13:27
nga:Gazeta Blic

Shkruan: Shenoll Muharremi

Komuna po zhvillon një Plan Veprim me adresuar ndotjen e ajrit. Nuk është ky plan i parëdësishëm për shkak se sipas OBSH rreth 30% të vdejkeve dhe kancereve nga mushkrinjët, sulmi në tru dhe sëmundet në zemër vijnë nga ndotja e ajrit.

Për mendimin tim është një ndër problemet më të mëdhta nacionale në Kosovë e sidomos në Prishtinë. Ne i ekzposojmë fëmijët tanë rreth 6 muaj çdo vit në ajrin toksik.

Jo vetëm fëmijët e të moshuarit por të gjithë popullatën. Plani Lokal për Cilësinë e Ajrit 2023-2028 është në diskutim publik dhe mirë është me lexu të gjithë dhe me u kyç në këtë proces. Nëse kujdeseni për shëndetin publik dhe fëmijët kyçuni, nëse jo, vazhdojnë si viteve të kaluara, mvaret prej ne se askush nga Kina nuk ka me ardh me na ndreq këtë problem.

E kam lexu shpejtë planin që është prezentu online dhe nuk kam dyshim që njerëzit kanë dëshirë me ba diçka mirë. Por jo gjithmonë vullneti e dëshira përkthehen në rezultate. Për një problematikë të tillë të lartë nevojitet më shume akter, më shumë vëmendje.. më shumë kontribute dhe presione publike.

Përshembull në plan parashifet një Zone e Ndotjes së Ultë ku nuk munden me hy në qytet makinat pa filtera ose që ndotin ajtin. Përmendet puna e filterëve të makinave, apo më mirë me thënë faktit që makinat nuk kanë filtere por nuk shifet si kanë me u imponu fileterët. Ka edhe ide tjera të mira për transport elektrik dhe bicikleta.

Mbillja e drunjëve. Por plani në përgjithësi është i shkapërderdhur. Afatet në disa raste nuk janë të sakta e specifike. Disa thuhet ‘zbatohet diku prej 2023 në 2027″. E di mirë që në këto raste nuk zbatohet thujase kurrë, se ata që e kanë shkruajt se kanë idenë si/kur me zbatu, ndoshta.

Një paradoks është tek fakti që Prishtina nuk kishte fare sistem monitorimi. Dmth asnjë matës të vetin se ka! E paramendo, vetëm 75,000 euro ish projekti me i ble e intalu matësitë nëpër lagje që me pas një ide të mirë për gjendjen. A mundemi ne me i besu autoriteteve që e kanë seriozisht këtë plan kur ata nuk janë brengosë as matësit me i ble?

Me pas qenë të interesuar, mesiguri tash i kishim pas në aplikacione në telefon matësit zyrtar nëpër secilin lagje. Kjo më bënë me dyshu në seriozitetin e komunës, por une nuk mundem me paragjyku këtë. Duhemi me pas vullnet të mirë dhe me qenë pozitiv për me adresu dhe zgjedhë këtë problem që fëmijët mos me vazhdu me jetu në ajrin më toksis ndoshta në Europë.

Shkoni tek prishtina online dhe lypeni e lexojeni ‘Planin Lokal i Veprimit për Cilësinë e Ajrit për Prishtinën 2023-2028’. Mos u kurseni kohën dhe angazhimin për një gjë kaq të rëndësishtme sikurse kjo. Nëse ti nuk kujdesesh për fëmiun dhe prindërit e familjn tënde, askush ska me ba për ty.