Lajme

Zhurma për zgjedhje, paralajmërimi i fuqishëm i PDK-së: Pretendojmë të dalim të parët, VV’ja del në vend të tretë

09/06/2023 18:20
nga:Genita C

“Sondazhet qysh po e tregojnë, gara më e fuqishme ka me qenë për vendin e dytë. Të gjitha shtizat kanë me ndodh për vendin e dytë”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e vlerëson jo-serioze një deklaratë të tillë.

Beqa në një prononcim për GazetaBlic thotë se, nëse do t’i kishin numrat atëherë kjo Qeveri nuk do ishte në pushtet as 30 minuta.

“Unë mendoj se deklarata e kryetarit të Kuvendit nuk ka qenë serioze, nëse edhe mazhoranca është për zgjedhje, ne mund të shkojmë sot në zgjedhje. Po t’i kishim numrat si opozitë, këtë Qeveri nuk do ta kishim lënë as 30 minuta të qeveriste në Kosovë sepse dëmi që po i bëhet qytetarëve të Kosovës është i madh”, thotë Beqa.

Beqa thotë se nuk janë për t’u çuditur deklartat e tilla si të Konjufcës, pasi siç thotë ai, janë dëgjuar edhe nga kryeministri Kurti në zgjedhjet lokale.

“Deklarata të tilla si të Konjufcës kemi dëgjuar edhe në zgjedhjet lokale nga zyrtarët e VV’së, por edhe nga kryeministri Kurti. Situatat kanë krijuar rezultate të tjera”, tha Beqa.

Beqa thotë se nëse mbahen zgjedhjet, PDK-ja synon rikthimin në pushtet teksa shton se do të kenë studim për të gjitha kërkesat e qytetarëve.

Sipas Beqës, në rast se mbahen zgjedhjet VV’ja e ka të vështirë të sigurojë edhe vendin e dytë.

“Unë konsiderojë që PDK-ja do ta ketë një ofertë shumë serioze, një studim që i bie taman kërkesave të qytetarëve dhe pretendojmë që të dalim partia e parë. Konjufca në zgjedhjet lokale ka dalë partia e fundit, unë mendoj se VV’ja e ka problem me ruajt vendin e dytë, do të jetë eventualisht nga i 3-ti”, tha Beqa për GazetaBlic.

Konjufca: Do të ishte mirë të shkojmë në zgjedhje

Haliti për udhëzimin administrativ: Ja çfarë rreziku po e pret Kosovën