Lajme

Parlajmëron Mustafa: Me këtë sjellje të qeverisë nuk pres zgjidhje në veri të vendit por shtërngim të sanksioneve ndaj Kosovës

09/06/2023 12:58
nga:Sh R

Pasi u miratua Udhëzimi Administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri, ish- kryeministri Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nuk mund të pritet që bashkësia ndërkombëtare do të bie në kurthin e lojrave të Qeverisë me këtë udhëzim.

Sopas tij, veprimet populiste në komunat e veriut dhe ikja nga impelmentimi i marrëveshjes, e sanksionunan Kosovën për herë të parë si shtet.

“Veprimet populliste në komunat e veriut dhe ikja nga implementimi i marrëveshjes e sanksionuan Kosovën për herë të parë si shtet. Nuk mund të pritet se bashkësia ndërkombëtare do të bie në kurthin e lojërave të Qeverisë me Udhëzim Administrativ”, tha Mustafa për Gazeta Blic.

Mustafa konsideron se problemi qëndron tek zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, ku thotë se Kurti e ka pranuar marrëveshjen që përmban vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Konsideroj se strumbullari i problemit qëndron te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Kurti e ka pranuar Marrëveshjen që përmban vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë – një autonomi për serbët – si dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, shtoi ai.

Ai thotë se me këtë sjellje të qeverisë Kurti nuk pres zgjedhje në veri të vendit por vetëm shtrëngim të sanksioneve ndaj Kosovës.

“Me këtë sjellje të qeverisë nuk pres zgjidhje në veri të vendit ( as zgjedhje) por shtërngim të sanksioneve ndaj Kosovës”, u shpreh Mustafa për Gazeta Blic.

Tutje Mustafa shtoi se liderët e vendit janë zgjedhur me vota të qytetarëve, dhe thotë se ata kanë vendosur të kemi lider që nuk e përfillin BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

“Liderët e vendit janë zgjedhur me vota të qytetarëve, prandaj është iluzore dhe verbëri politike të mendosh se për veprimet e udhëheqësve nuk duhet të ndëshkohen qytetarët, sepse qytetarët kanë përgjegjësinë e tyre. Ata kanë vendosur të kemi liderë që nuk përfillin BE-në, SHBA-të, NATO-n dhe një numër i konsiderueshëm i tyre, sipas opinionit publik, vazhdon të ketë akoma mendësi të tillë”, potencoi Mustafa.

Ai për takimin Kurti-Vuçiq që pritet të mbahet në shtator thotë se nëse nuk ndryshon sjellja dhe diskursi i pushtetit ndaj përgjegjësive shtetërore dhe aleatëve tanë, nuk mund të pritet asgjë konkrete nga takimi i shtatorit.

“Nëse nuk ndryshon sjellja dhe diskursi i pushtetit ndaj përgjegjësive shtetërore dhe aleatëve tanë, nuk mund të pritet asgjë konkrete nga takimi i shtatorit. Do të jetë një skenë e përsëritjeve të frazave populliste të Kurtit për militantët e tij të VV-së dhe Guxo dhe të Vuçiqit për qytetarët e tij dhe komunitetin ndërkombëtar, i cili në saje të gabimeve që po i bënë qeveria jonë, gjithnjë e më shumë po ia mbanë anën Serbisë”, u shpreh Mustafa për Gazeta Blic.