Lajme

Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

09/06/2023 08:28
nga:Sh R

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të arrijë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar.

Nuk ka pasur njoftim zyrtar për vizitën e 6 shtatorit të Blinkenit, që fillimisht është raportuar nga mediat ukrainase, ndërkaq një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje.

Por, vizita e paparalajmëruar e Blinkenit pritet të zhvillohet disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë pas shqetësimeve për përfshirje në korrupsion për prokurimin e pajisjeve ushtarake, shkruan REL.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, javën e kaluar u takua me tre zyrtarë të lartë ukrainas për të diskutuar lidhur me përpjekjet për të parandaluar korrupsionin gjatë kohës së luftës.