Trajneri i Barcelonës, Xavi ka analizuar fitoren 1-2 të Barcelonës në transfertën e Osasuna-s, ndërsa theksin e ka vënë të afrimet e reja.
Duke folur për takimin, tekniku theksoi se sulmi duhet të kishte prodhuar më shumë.
“Është një fushë shumë e komplikuar. Na mungonte loja dhe durimi. Duhet të prodhonim më shumë në sulm. Punuam shumë, por vuajtëm. Vuajtëm por fituam dhe morëm tre pikë shumë të vështira, kishim tipare dominimi, edhe ne vuajtëm shumë.”-tha ai.
Ndërsa duke folur për afrimet, ai shtoi se Cancelo dhe Felix luajnë mirë.
“Debutimi i Joao Cancelo? Ai luajti mirë. Më pëlqen që luan për të dominuar lojën. Joao Felix? Më pëlqeu Joao Felix. Ai ndihmoi dhe mund të luajë si në qendër, si sulmues i majtë. Të gjithë ata që u futën nga stoli janë bashkuar për të na sjellë këtë fitore.”-tha Xavi.


