Sporti

“Barça-style” në Amerikë! Messi dhuron dy asist, Jori Alba shënon golin e parë në MLS (video)

09/04/2023 13:25
nga:Gazeta Blic

Inter Miami është duke kaluar një moment të mirë dhe protagonistë janë ish-yjet e Barcelonës.

Së fundmi skuadra e trajnerit Martino ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertën e Los Angeles.

Protagonist në këtë sfidë ishin dyshja Lionel Messi dhe Jordi Alba, të cilët së bashku e Busquets janë duke dhuruar “show” dhe duke u treguar nga afër tifozëve në Amerikë se çfarë është “Barça-style” e të luajturit futboll.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14’ nga Farias, i cili u dha avantazhin miqve. Ndërsa në minutën e 51’ dyshja Messi-Alba dyfishuan avantazhin.

Në minutën e 83’ Messi dhuroi një tjetër asist, duke ndihmuar Campana-n të shënonte golin e tretë për Inter Miami-n.

Los Angeles nga ana tjetër tentoi të reagojë dhe gjeti golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 90’ me Hollingshead.