Përgjatë një jave nga 28 gusht deri më 3 shtator, në rajonin e Ferizajt, janë shqiptuar 1186 gjoba për kundërvajtje, si dhe janë hequr 15 patentë shoferë, raporton Gazeta Blic.
Në këtë rajon gjithashtu janë raportuar 35 aksidente, 7 prej tyre me lëndime ndërsa 28 me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.


