Lajme

Shifrat për pishinën e Gërmisë/ Deputeti i VV-së i reagon Përparim Ramës: Gërmia a është në Prishtinë apo në Mamushë?

09/03/2023 12:40
nga:G B

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ka “punë dhe jo fjalë” sa i përket pishinës së Gërmisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rama po mburret me 18 mijë vizitorë që kanë qenë në pishinë për 3 muaj, në kryeqytetin që ka 300 mijë banorë.

Thaçi ka pyetur se a është Gërmia në Prishtinë apo në Mamushë?

Postimi i tij i plotë:

“Punë e jo fjalë” – po thotë i pari i LDK-së për pishinen e Gërmisë.

Mburret për 18 mijë vizitor, që e vizituan pishinen për tre muaj, në kryeqytetin me 300 mijë banorë.

Gërmia a është në Prishtinë a në Mamushë?!