Lajme

Burjani: Mocioni i mosbesimit nuk mund të jetësohet por Haradinaj nuk heq dorë lehtë!

09/02/2023 12:40
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me mocionin e mos-besimit të iniciuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Burjani tha se mocioni nuk ka mundësi të ndodhë pasi opozita nuk i ka numrat e nevojshëm.

“Nuk ka mundësi, ka vullnet por numrat nuk i ka opozita për të rrëzu pozitën, po t’i kishte pas nuk kishin hezitu PDK-ja dhe LDK-ja me i’u bashkangjit, pra ka probleme ligjore për të arrit kuotën e mocionit.Po të ishin numrat e opozitës nuk do t’i vinte rendi AAK-së te kerkojë mocion, por këtë e kishte bërë LDK-ja e PDK-ja por kjo është veshtirë të ndodhë” tha Burjani për “Gazeta Blic”

Ai tutje shtoi se kryetari i AAK-së, Haradinaj, nuk do të heqë dorë lehtë nga kjo nismë edhe pse rezultati dihet.

“AAK-ja mund të provojë, të negocioj por rezultati po dihet edhe pse Ramushi nuk heq dorë lehtë për shkak të bindjeve dhe qëndrimit’ tha Burjani për “Gazeta Blic”

Nga AAK-ja kanë deklaruar se gjatë këtij muaji do të punojnë sërish në lidhje me këtë çështje.

“Po, është e vërtetë që e kemi nis, por ajo çka është më e rëndësishme është se në në shtator po vazhdojmë të punojmë dhe ta shohim si po funskionon. Është me rëndësi që mocioni është diskutuar, mirëpo hapa të mëtutjeshëm nuk kemi marrë dhe e kemi parë të nevojshme që partitë opozitare ta shohin se sa po e vlerësojnë dhe do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për mocion, mirëpo mendimi im që duhet ta lemë kryeministrin Kurti edhe pak dhe ta sheh populli si po keq qeveris dhe ta penalizojë vet me vota”, ka deklaruar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Pas zhvillimeve të tensionuara në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, inicioni mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë” deklaroi Haradinaj raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

AAK-ja inicion mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Deputetja e AAK-së: Do të punojmë për mocionin ndaj Qeverisë, por edhe populli ta penalizojë me votë!

Maloku: Paralajmërimi i AAK-së për mocion mosbesimi, foklorizëm për të mbajtur veten në skenën politike!