Lajme

Del video e arrestimit të njërit prej personave të dyshuar për grabitjen e BKT-së

09/01/2023 14:39
nga:Y I

Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në shesh është grabitur nga persona të panjohur.

Njëri nga personat e përfshirë në grabitje është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” edhe zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

“Sot nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëher pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes.Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”