Sporti

Qëndrim Zyba përshkruan emocionet e para të kualifikimit në grupet e Conference League: Është një ëndërr e realizuar, sukses i madh të jemi këtu dy vite radhazi

09/01/2023 08:56
nga:E K

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Qëndrim Zyba, mesfushori i Ballkanit është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Ballkanit për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League.

“Më të vërtetë, ndihem shumë i lumtur për këtë sukses, për dytin vit radhazi. Është një ëndërr e realizuar. Ka qenë shumë e vështirë, por kemi një grup lojtarësh me karakter, cilësi dhe dëshirë për të arritur këtë sukses. Për ne, hyrja në grupet e Conference League është një sukses shumë i madh, por pse jo, të provojmë gjithçka. Ne besojmë në grupin tonë“, tha Zyba për GazetaBlic Sport.