Sporti

Në shtatë ndeshje në kualifikuese, Ballkani realizoi 17 gola | Statistikat fantastike të kampionit të Kosovës që sonte synon të ripërsërisë historinë

08/31/2023 16:16
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka shkëlqyer në kualifikueset në Europë sivjet, duke arritur shifra të jashtëzakonshme.

Klubi i Ballkanit sonte do të ballafaqohet ndaj BATE me fillim nga ora 20:00 në kuadër të Play Off të Conference League. Nëse Ballkani ruan avantazhin 4-1 të ndeshjes së parë, atëherë do të kualifikohet në grupet e Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, cila ishte rruga e Ballkanit deri më sot?

Më poshtë keni statistikat fantastike të klubit kampion të Kosovës:

  • Ballkani – Ludogorets 2:0
  • Ludogorets – Ballkani 4-0
  • Ballkani – Larne FC 3:0
  • Larne – Ballkani 1-4
  • Ballkani – Lincoln Red Imps 2:0
  • Lincoln Red Imps – Ballkani 1:3
  • Ballkani – BATE 4:1

Në këto ndeshje Ballkani ka shënuar 17 gola, teksa ka pranuar 7 gola, duke treguar formë optimale.

/GazetaBlic Sport