Lajme

Pas Serbisë në Kosovë, Kongresmeni Turner në takim me Osmanin

08/31/2023 12:24
nga:N M

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kongresmenin Mike Turner.

Ai është kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës.

Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të tij.

Nga Presidenca kanë bërë të ditur se pas takimit nuk do të ketë deklarime për media.

Takimi i fundit i Grupit Punues të udhëzimit administrativ sot pas orës 14:00, a pritet të shtyhet dëgjimi publik?