Sporti

Ekskluzive: Mungon vetëm ‘firma’, Fushë Kosova siguron shërbimet e qendërsulmuesit, Dejvid Kapllani dhe mesfushorit nga Nigeria, Raheem Lawal

08/31/2023 11:38
nga:E K

Fushë Kosova po vazhdon me përforcime të reja për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra e sapo promovuar në ligën elitare të futbollit kosovar është shumë afër të siguroj nënshkrimet me dy lojtarë kualitativ, shkruan GazetaBlic Sport.

Qendërsulmuesi, Dejvid Kapllani i cili së fundmi u aktivizua në skuadrën shqiptare KF Erzeni pritet të jetë përforcimi më i ri i sulmit të skuadrës së Fushë Kosovës.

Fushë Kosova poashtu është pranë nënshkrimit edhe me mesfushorin nga Nigeria që Raheem Lawal.

Lawal së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Akhisarspor.

/GazetaBlic Sport/