Sporti

Gani Sejdiu: Talenti i Mujës vërehej që në momentin e parë kur ai luante me topin – nuk e mendova se mund të luante në Champions League, Kosova gaboi me të

08/31/2023 10:52
nga:E K

Ditën e djeshme përfundoi cikli kualifikues i garës më të madhe për klube evropiane, UEFA Champions League.
S

kuadra belge, Antwerp arriti që të siguroi fazën e grupeve të kësaj gare duke mposhtur ekipin grek, AEK me rezultat të përgjithshëm 1-3.

Sulmuesi kosovar, Arbnor Muja i cili vetëm pak kohë më parë luante në Superligën e Kosovës, tashmë do të shijoj emocionet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu i cili ishte kishte nën urdhërat e tij, Arbnor Mujën te skuadra e Trepçës ’89 në fillimet e karrierës së Mujës, për “GazetaBlic Sport” tregoi se Muja kishte një talent që ‘binte në sy’ që në momentin e parë që shihej teksa luante futboll.

Ai tha se ndihet krenar me të arriturat e Mujës, megjithatë Sejdiu deklaron se nuk e kishte pritur një rritje kaq të madhe të tij në karrierë.

“Ka qenë lojtar i ri, prej kategorisë së Juniorëve, ka ardh në ekipin e parë me ushtru. Të them të drejtën në atë kohë ekipi i Trepçës ’89 ka qenë vërtetë shumë kualitative, mirëpo në momente të caktuara kam parë të arsyeshme t’i jap hapësira. Ka punuar që atëherë dhe i ka merituar hapësirat që i kam dhënë. Ka qenë vërtetë talent shumë i madh dhe premtues. Edhe trajnerat e tjerë kanë punuar shumë mirë me të edhe unë kam pasur fatin gjithashtu. Që atëherë është vërejtur mentaliteti i tij fitues, atëherë i mungonte përvoja për shkak të moshës së re, por cilësia e tij nuk është diskutuar asnjëherë. Më vjen shumë mirë që ka bërë këtë progres dhe ka arritur në këtë nivel dhe kjo për çdo trajner dhe sportdashës është krenari kur shohim lojtarët tonë që arrijnë këto nivele“, tha fillimisht Sejdiu për “GazetaBlic Sport”.

“Nuk kam menduar në atë kohë që ai mund të arrinte deri në një garë si është kjo e Champions League, mirëpo siç thash edhe më parë talenti i tij është vërejtur që në fillim në stërvitje. Nuk e kam pas të vështirë ta shihja talentin e tij për shkak se ai ka luajtur në atë pozicion të cilin e kam luajtur edhe unë si lojtar dhe kam njohuri më shumë në atë pozicion. Kam parë një lojtar që ka shpejtësi, kontroll të mirë të topit, dhe vullnet për të punuar shumë. Këto janë elemente që për futbollistët modern janë shumë të nevojshëm. Muja ka qenë shumë i mirë sidomos në lojën 1 me 1, që atëherë ka pasur elementet e duhura si në asistime dhe driblime. Hapi i tij i madh ka qenë kalimi te Drita, pasi kaloi në momentin më të duhur të karrierës së tij, ku luante në një klub ku prioriteti i tyre gjithmonë është Evropa, pastaj e dijmë të gjithë se si vazhdoi karriera e tij deri këtu“, shtoi Sejdiu.

Sejdiu komentoi poashtu mos ftesën e Kosovës për Arbnor Mujën, që bëri që ky i fundit tashmë të zgjedh që ta përfaqësoj Shqipërinë.

“Mendoj që një lojtar i tillë, është dashur që të lihej të largohej pasi Kosova ka pasur rastin që të provonte lojtar të rinj, pasi në dy cikle shumë herët është dal nga gara për kualifikim dhe këtu ka mund të aktivizoheshin këta lojtar si Muja apo edhe Daku. Është dashur të tregohemi pak më intelegjent në këto situata“, përfundoi Sejdiu për “GazetaBlic Sport”.