Lajme

Matoshi: Kërcënuesit para drejtësisë, shoqëria duhet me i veçu e denoncu!

08/30/2023 16:09
nga:Y I

Lidhur me kërcënimet e fundit ndaj kryeministrit Kurti ka reaguar edhe analisti Halil Matoshi, raporton Gazeta Blic.

Matoshi thotë se kërcënuesit duhet të dalin para drejtësisë.

Ai shton se as kryeministri Kurti dhe asnjë qytetar tjetër nuk do të preket nga askush.

Reagimi i plotë:

Kërcënuesit para drejtësisë!
1.
As Kryeministri Albin Kurti dhe asnji qytetar tjetër nuk do të preket nga askush.
Jemi nji vend i lirë ku secili âsht vlerë dhe jeta e secilit ka vlerë e duhet me u rujtë.
2.
Na jemi viktima të nji të shkueme të dhunshme dhe brutale, por kjo nuk e arsyeton askë që me e kercënu tjetrin me jetë.
Lehtësia e padurueshme e t’folunit për vrasje dëshmon se kercënuesit e akëcilit janë bijtë e injorancës dhe anmiq të lirisë.
Të gjithë ata që shprehen me gjuhën e urrejtjes e vrasjës kudo dhe kurdo, jasht e brenda, kjo shoqni duhet me i veçu e denoncu, kurse organet e rendit duhet me i zânë e sjellë para gjyqi.
Kosova e ka mbijetu kaosin dhe ka hy në udhën e emancipimit dhe perëndimorizimit.
3.
Duhet me ia besu ligjit lirinë!