Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se nuk është anëtar i LDK-së, raporton Gazeta Blic.
Tërmkolli ka thënë se i njëjti mund të bëhet kryetar i LDK-së.
Ajo shton se edhe Isa Mustafën e kanë bërë kryetar partie kur ka deklaruar se nuk është në LDK.
“Me u bo kryetar dhe me pasë poste të larta në LDK duhet edhe një kusht, më kryesori: me qenë kundër LDK-së dhe kundër Ibrahim Rugovës” shkruan Tërmkolli.
Reagimi i plotë:


