Ish-drejtori dhe anëtari i bordit të Interit, Jun Liu, thuhet se është arrestuar me akuza për korrupsion në Kinë.
46-vjeçari ka shërbyer më parë si president i Jiangsu Suning dhe ishte CEO i përkohshëm i Nerazzurri, duke qenë anëtar i bordit nga qershori 2016 deri në tetor 2018, përcjell GazetaBlic Sport.
Beijing Youth Daily dhe Calcio e Finanza detajojnë se si arrestimi i Liu vjen gjashtë muaj pasi presidenti i FA kineze Chen Xuyuan u vu nën hetim për dyshimin se ka kryer “shkelje të rënda të ligjit”.
Autoritetet kineze po punojnë për një rast anti-korrupsion, të shqetësuar për çështjet me futbollin në vend. Në janar, dy ish-zyrtarë të FA u hetuan gjithashtu për të njëjtat arsye si Chen.


