Lajme

Tha se nuk është anëtar i saj, nga LDK i reagojnë Përparim Ramës

08/30/2023 12:05
nga:G B

Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nuk është anëtar i LDK-së, por bashkëpunëtor i afërt i saj, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë të pakuptimtë, derisa ka thënë se Rama i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.

Postimi i tij i plotë:

Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë.

Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.

Çfarë nonsensi!