Sporti

Sulmuesi shqiptar, Arijon Ibrahimovic mund të përfundojë në Serie A

08/30/2023 08:35
nga:L J

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic duket se do ta vazhdoj karrierën në futbollin italian, Serie A.

Sulmuesi i Bayern Munich ka arritur marrëveshje me skuadrën e rikthyer në nivelet e larta të futbollit italian, Frosinone dhe do të jetë vetëm në formë huazimi, me të drejt blerje në fund.

Ibrahimovici shqiptar është rritur në shkollën e Bayernit derisa pritej që edhe të ftohej në skuadrën e parë. Por, me ardhjen e Thomas Tuchel në ekipin “Bavarez” gjithçka ndryshoi.

Kujtojmë që te Frosinone luajnë edhe dy futbollistë tjetër shqiptarë, Marvin Cuni dhe Sergio Kalaj.