Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

08/30/2023 07:48
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 30 gusht 2023

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. (Ora 10:00, përballë Kuvendit të Kosovës)

Lëvizja FOL organizon konferencë për media, me ç’rast do të publikohet raporti “Kapacitetet e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në përmbushjen e obligimeve ligjore”. (Ora 11:00, zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem. (Ora 11:00, ndërtesa e Kuvendit)

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS mban aksion rrugor “Dera e Pritjes”. (Ora 16:00, Sheshi “Skënderbeu”)n