Sporti

Inter Miami fillon ndërtimin e shtëpisë së tyre të re / Do jetë një stadium perfekt

08/29/2023 11:22
nga:L J

Inter Miami ka hedhur një hap vendimtar përpara në rinovimin e stadiumit, “Miami Freedom Park”.

Kompleksi është planifikuar të hapet në vitin 2025 dhe do të jetë shtëpia e re e ekipit të MLS. Ata aktualisht janë duke luajtur ndeshjet e tyre në shtëpi në DRV PNK. Megjithatë, objekti i ri do të jetë i vendosur në mënyrë perfekte pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Miami.

Përfundimi i stadiumit nuk mund të vinte në një moment më të mirë. Pikërisht në vitin 2025 skadon kontrata e yllit të madh të Inter Miami, Lionel Messi.

Një ceremoni zyrtare për të shënuar fillimin e aktiviteteve ndërtimore do të mbahet më vonë gjatë vitit.

Në një fjalim për mediat, pronari Jorge Mas ka folur për projektin e ndërtimit të stadiumit të ri.

“Me Inter Miami, familjen time, ne po fillojmë të ndërtojmë diçka të madhe. Në vetëm katër vjet, ne kemi arritur të ndryshojmë fytyrën e futbollit në SHBA. I njëjti motivim na shtyu të nisnim projektin Miami Freedom Park. Unë mirëpres tifozët në këtë vepër arti duke kënduar emrin e Messit dhe lojtarëve në 2025.”