Sporti

Haaland besnik ndaj Man Cityt, nuk firmosi një fanellë të Liverpoolit

08/29/2023 08:55
nga:L J

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Halaand, ka treguar besnikërinë e tij ndaj klubit duke refuzuar kërkesën e një vogëlushi për të nënshkruar një fanellë të Liverpool-it.

Norvegjezi vizitoi bazën e klubit të FC Bernës – një ekip ku ai stërviti si fëmijë. Aty një grup të rinjsh e rrethuan dhe i kërkuan foto dhe autografe, përcjell GazetaBlic Sport.

Njëri prej tyre i dha atij një fanellë të portierit të ‘Reds’, Alisson Becker, por Haaland me mirësjellje refuzoi ta firmoste, duke i thënë me buzëqeshje:

“Nuk mund të firmos një fanellë të Liverpoolit, më fal. Herën tjetër, sillni një fanellë të Manchester Cityt dhe do të jem i lumtur t’ju bëj autograf.”