Sporti

Orë vendimtare | Milani po tenton me çdo kusht transferimin e Taremit, lojtari do kalimin në Itali, Porto nuk po e ‘lëshon’ lehtë!

08/28/2023 15:38
nga:L J

AC Milan do të bëjë propozim verbal sonte për Mehdi Taremin.

Skuadra e Milanit nuk e ka ndërmend të ofrojë 25 milionë euro, ashtu sa po kërkon Porto, por Milani dëshiron të provojë deri në fund të merkatos, pasi i duhet një sulmues qendror, përcjell GazetaBlic Sport.

Taremi tashmë ka dhënë dritën e tij jeshile për kalimin e tij tek AC Milan dhe se dëshiron të luajë në Itali.

Megjithatë, çështja tani është në duart e Portos, nëse do ta lirojë lojtarin për më pak se 20 milionë euro.

/GazetaBlic Sport