Lajme

‘U transferua në Dyz’, / Flasin nga klinika ku u trajtua Andi Pajazi: Ka pasur lëndim të madh, gjendja e tij shëndetësore stabile

08/28/2023 15:58
nga:N K

Nga Klinika Ortopedike kanë folur për Gazeta Blic lidhur me trajtimin e njërit nga të dyshuarve në rastin e Bon Vivantit, Andi Pajaziti, ku në këtë rast ka mbetur një i vrarë e dhjetëra persona të lënduar, në mesin e tyre edhe Andi Pajaziti.

Ortopedi Sami Delijaj, nga QKUK-ja, ka thënë se Pajaziti është liruar nga klinika të premten dhe është operuar në krahun e majtë.

“Ështe liruar të premten pas ndërhyrjes kirurgjike që është kryer në krahun e majtë, njëkohësishti është hequr preva dhe i është vendosur osteosinteza respektivisht është bërë reponimi i hapur, gjendja e përgjithshme dhe lokale ka qenë e mirë stabile është lëshuar për trajtim të mëtejm ambulantor në burgun e sigurisë së lartë me urdhër të prokurorit, i është caktuar edhe kontrolla e vazhdueshme nga ana specialistike ortopedike”, kanë thënë nga Ortopedia për Gazeta Blic.

Tutje ka potencuar se lëndimi i tij ka qenë i madh si dhe ka pasur thyerje.

“Ka pas operim në krahë, faktikisht ka qenë lëndimi shumë i madh, janë lëndu të gjitha elementet e indeve të buta duke përfshirë edhe kocken me një thyerje të shumëfishtë i ështe bërë osteosinteza respektivisht operacioni, dhe për momentin gjendja lokale dhe e përgjithshme është stabile”, tha Sami Delijaj nga Klinika e Ortopedisë.

“Ultimatumi“ i Macron/ Deputeti i AAK-së: Kryeministri kujton që fati i Globit është i lidhur me tre njerëz: Osmanin, Kojufcën e vetë Kurtin