Sporti

Rrahmani: Jam krenar që Ballkani është me “një këmbë” në grupe, Ilir Daja nuk do t’i lejoj lojtarët të ndihen komod

08/27/2023 23:13
nga:E K

Ballkani është shumë afër arritjes në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra nga Suhareka mposhti në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të Play Offit skuadrën e BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani në “Klan Kosova” komentoi arritjet e Ballkanit duke thënë se është krenar me këto arritjet të ish skuadrës së tij.

“Jam krenar që Ballkani është me një këmbë në grupe, dora e trajnerit Ilir Daja vërehet me taktikat dhe strategjitë e tij. Edhe pse s’jam aty e di që ai nuk do i lejoj lojtarët të ndihen komod. Shpresoj që të kenë suksese edhe më të mëdha në grupe“, tha Rrahmani.

/GazetaBlic Sport/