Sporti

Ballkani me statistika fenomenale në “Fadil Vokrri” | Katër ndeshje, katër fitore, veç një gol i pranuar

08/25/2023 18:41
nga:E K

Ballkani ka arritur dje një fitore tejet të rëndësishme në kuadër të Play Offit për kualifikime në garën evropiane, Europa Conference Leauge.

Skuadra kosovare mposhti me rikthim skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Laptev realizoi për mysafirët në minutën e 10, kurse për Ballkanin realizuan; Bajram Jashanica, Bleart Tolaj 2x dhe Armend Thaqi.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka statistika fenomenale në stadiumin “Fadil Vokrri” ku nga katër ndeshjet e luajtura ka 4 fitore, kurse goli i pësuar mbrëmë nga Laptev ishte i vetmi që ekipi nga Suhareka ka pranuar në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve evropiane.

Ballkani në këtë proces ka shënuar gjithsej 11 gola, duke e mposhtur Ludogorets me rezultat 2-0. Me të njëjtin rezultat Ballkani fitoi në shtëpi edhe ndaj Lincoln Red Imps kurse skuadrën nga Irlanda e Veriut e mposhti me rezultat 3-0.

Skuadra nga Suhareka është vetëm një hap larg përsëritjes së historisë së vitit të kaluar, kurse ndeshjen kthyese ndaj BATE do ta luaj me 31 gusht.

/GazetaBlic Sport/