Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se situata në veri ani pse duket e qetë momentalisht, mund të eskalojë sërish.
Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, duke folur për hapat e Qeverisë për deeskalim në veri, thotë se sipas BE-së ato nuk janë të mjaftueshme.
“Situata në veri për momentin duket e qetë por problemi nuk është zgjidhur dhe në çdo moment atje situata mund të eskalojë sërish. Ndonëse Qeveria e Kosovës ka bërë disa hapa në qetësimin e situatës atje, këto veprime nuk janë të mjaftueshme sipas BE, por edhe komuniteti serb atje për zgjidhjen e problemit i cili në masë të madhe u shkaktua edhe nga qeveria me vendimin e nxituar për targat”, thotë ajo.
Sipas Pantinës, situata në veri nuk do të normalizohet, pa një marrëveshje politike mes Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të komunitetit serb atje.
“Pa një marrëveshje politike në mes të qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të komunitetit serb atje, e për fat të keq komuniteti serb si përfaqësues legjitim njeh vetëm Listën Srbska dhe Beogradin zyrtar, situata në veri nuk do të normalizohet”, thekson ajo për Gazeta Blic.
Zyrtarja e LDK-së shton se SHBA dhe BE e ka humbur besimin në Qeverinë e Kosovës dhe Kurtin dhe u duhet kohë për ta rikthyer atë.
Ajo madje shprehet skeptike se Kurti mund t’i rregullojë marrëdhëniet me BE-të dhe SHBA-të në pikën që kanë qenë.
“Ndërmjetësit e BE dhe ShBA si duket e kanë humbur besimin në qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti I cili ka ndërmarrë veprime pa koordinim dhe përkundër këshillave të tyre, prandaj do duhet kohë dhe veprime konkrete që ky besim i thyer të kthehet. Dhe unë jam skeptike se kryeministri Kurti do mund t’i rregullojë marrëdhëniet me BE dhe SHBA në pikën ku kanë qenë para se ai të ndërmerrte veprimet krye në veti dhe pa një strategji të mirë menduar”, deklaron Shqipe Pantina./Gazeta Blic/
Kodi Civil, deputetët e VV-së i përgjigjen Albulena Haxhiut: Nuk ndryshojmë qëndrim
“Masat nuk hiqen kur dëshiron Kurti” – Kërkesa e BE-së që nuk është përmbushur nga Qeveria


