Avokati Tomë Gashi, përveç temave që tashmë i kishim publikuar më herët, ka komentuar edhe çështjen e shumëdiskutuar, atë të Dejona Mihalit.
Figura e fuqishme e VV-së shpeshherë bëhet pjesë e ballinave të medieve, për shkak të “kapacitetit” të saj brenda partisë që aktualisht udhëheq me vendin.
Avokati Gashi, në një intervistë për lajmi.net ka dhënë një detaj interesant, duke thënë se zonjës në fjalë njëherë i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.
Gjithnjë sipas Gashit, kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur në krye të qeverisë ishte Mustafa.
“Qeveria Mustafa ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë Dejona Mihalit. Unë kam qenë avokat i saj”, shtoi ndër tjerash ai.


