Sporti

Në prag të historisë, Duro: Respektojmë kundërshtarin, kemi një mungesë të madhe

08/23/2023 18:58
nga:Mergim Rreci

Struga kërkon historinë në garat evropiane.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut do të luajë nesër ndeshjen e parë në ‘Play-off’ të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Kundërshtari i Strugës është Breidbalik, skuadër nga Islanda, me ndeshjen që zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Trajner i këaj skuadre, Shpëtim Duro tha për ‘GazetaBlic Sport’ se arritja deri këtu ishte e paparashikueshme, por që do të tentojnë edhe kualifikimin e madh në grupe.

“Kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të garës. Arritja deri në Play off sinqerisht ishte e paparashikueshme. Kemi pasur ngarkesë të jashtëzakonshme, duke e përballur me një kontigjent të limituar. Sigurisht që kemi një kundërshtar që duhet ta respektojmë në maksimum, mundësitë janë të barabarta”, tha fillimisht Duro.

“Duhet të shikojmë ndeshjen e parë se si do të zhvillohet. Kemi një mungesë shumë të rëndësishme, atë të Radeskit, sulmuesit tonë kryesor, që ishte një nga lojtarët më në formë së bashku me Ibraimin. Kjo gjë na ka prishur shumë punë, por do të mundohemi të marrim maksimumin“, përfundoi Duro.

/GazetaBlic Sport/