Lajme

Ambasada britanike uron Doganën e Kosovës për mbledhjen e 1 miliard të hyra

08/23/2023 10:54
nga:Sh R

Ambasada Britanike në Kosovë ka uruar Doganën e Kosovës për mbledhjen e 1 miliard të hyra brenda vitit

Sipas tyre, këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë brenda institucionit.

“Urimet tona për Doganën e Kosovës për arritjen e rezultateve kaq të shkëlqyera, duke arritur tashmë mbi 1 miliard euro të hyra të mbledhura këtë vit. Këto rezultate pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë brenda institucionit. Mbretëria e Bashkuar ka një marrëdhënie unike dhe afatgjatë me Doganën e Kosovës dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndryshe, dje Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro.

Sipas tyre, kjo shifër ka tejkaluar vitin e kaluar me 71 milion Euro apo 7.62%.

“Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme. Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese”, thuhet në komunikatë.

Postimi i plotë: