Sporti

E bukur kjo | Adnard Mehmetin e presin me pankarta në Astana të Kazakistanit: Je më i miri

08/22/2023 23:13
nga:L J

Skuadra e Partizanit do të luajë të enjten në Play Off të Conference League ndaj Astanas në Kazakistan.

Ekipi shqiptar ka udhëtuar sot drejt Kazakistanit, ku edhe do zhvillohet ndeshja, shkruan GazetaBlic Sport.

Një surprizë e bukur iu është bërë lojtarëve të Partizanit, Eros Grezda dhe Adnard Mehmeti.

Disa tifozë kazak i kanë pritur lojtarët në aeroport me pankarta mbështetëse për ta.

Më poshtë keni pamjet e bukura të shpërndara nga klubi i Partizanit: