Sporti

Halili: E kemi nisur shumë mirë kampionatin, synimi tani është kualifikimi në grupet e Conference League – jemi shumë optimist që do ia dalim

08/21/2023 20:42
nga:L J

Mbrojtësi, Gentrit Halili është shumë i lumtur që e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në Superligën e Kosovës me FC Ballkanin, ku ka marrë dy fitore në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Ballkani fitoi ndaj Lirisë 0-1 dhe ndaj Feronikeli 74′ me rezultatin 2-0, për të marrë dy fitore në dy ballafaqimet e para.

Halili thotë se skuadra e Ballkanit gjithmonë e ka synim të fitojë titullin kampion, teksa ashtu do jetë edhe sivjet.

“Ndihem i nderuar që jam pjesë e ekipit të Ballkanit – kemi një start shumë të mirë në kampionat me dy fitore radhazi.  Ballkani dihet që githmonë është një ekip me synime për titull”, tha fillimisht Halili për ‘GazetaBlic Sport’.

Të enjten, Ballkani do të luajë ndaj BATE Borisov në kuadër të “Play Off” për kualifikimin në grupet e Conference League. Halili thotë se lojtarët e Ballkanit duan t’a përsërisin suksesin e vitit të kaluar.

“Me BATE Borisovin presim një ndeshje të vështirë, mirëpo jemi shumë optimist që do kualifikohemi në grupe, të përserisim atë që Ballkani ka bërë edhe vitin e kaluar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport