Sporti

Van Bommel: “Askush nuk e ka pritur që ne të jemi një hap larg Champions League, do të ishte fantastike nëse kualifikohemi”

08/21/2023 18:15
nga:L J

Trajneri i Antwerp, Marc Van Bommel, në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë ndaj AEK-ut, këmbënguli se askush në ekipin e tij nuk priste të arrinte deri këtu.

Antwerp do të luajë nesër ndaj AEK në Play Off të kualifikimit për Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

“Do të përballemi me një kundërshtar të vështirë. Ai ka përvojë në Evropë dhe ne e kishim përjetuar humbjen 3-0 në parasezon. Ata nuk ishin ende gati, dhe as ne atëherë. Por nga ana jonë ne duam të arrijmë kualifikimin. Kur filluam vitin e kaluar, kjo ishte shumë larg, ne nuk kishim arritur të kualifikoheshim në Ligën e Konferencës. Tani Europa League është një rrjet sigurie për ne, por ne nuk duam të mendojmë për të. Të luash në Champions League është diçka që askush nuk e priste. Sa fantastike do të ishte?”, tha fillimisht Van Bommel.

“Nëse është disavantazh për Antwerpen që ndeshjen e parë e luan në shtëpi dhe kthimin në Greqi: “Sipas statistikave nuk ka rëndësi. Edhe pse kjo nuk thotë absolutisht asgjë për këtë lojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport