Lajme

Deputeti i LDK-së: Gjithkund në botë hajnat i mbrojnë avokatët, pos në Kosova ata mbrohen nga Kurti

08/21/2023 10:47
nga:N M

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj ka reaguar sërish në lidhje me atë se si kryeministri i Kosovës, ministra, deputetë të partisë në pushtetet po sulmojnë sistemin gjyqësor në lidhje me rasti ne fundit të aferës me rezervat shtetërorë, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj ka thënë se në çdo vend demokratike të botës, shkelësit e ligjit mbrohen nga avokatët, pos në Kosovë ndodh që ata të mbrohen nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati. Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij”, ka shkuar ndër të tjera Selmanaj.

Ja reagimi i plotë:

Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati.
Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij.
Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria.
Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij.
E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!

Haradinaj: Kurtit i mjafton që t’i ketë jarana, si Ridvan Muharremin, që t’i angazhojë në operacione që prekin sigurinë kombëtare