Moises Caicedo pati një debutim për t’u harruar në humbjen 3-1 të Chelseat në West Ham.
Mesfushori hyri në lojë në minutën e 60-të, gjuajti menjëherë mbi traversë nga jashtë zonës dhe më pas kaloi kryesisht i pavërejtur deri në kohën e shtuar.
Më pas ai bëri një gabim që për pak sa nuk u kushtoi me gol, duke detyruar portierin Robert Sanchez të intervenonte. Por, më e keqja ndodhi pas kësaj, pasi ai u ndesh me Emerson, duke dhënë penalltinë që Paqueta e shndërroi në gol.
Pochettino i tha Sky Sports për debutimin e Caicedos: “Kur morëm vendimin për të luajtur me të për 30 minutat e fundit, është sepse ai është gati të luajë”.
“Ai bëri mirë, gjëra shumë pozitive. Nuk mund të thuash se ishte shumë gabim. Ai do të jetë i zhgënjyer. Të gjithë jemi të zhgënjyer sepse mendoj se meritonim më shumë”, ka shtuar më tej ai.
Tani Pochettino ose është në deluzion ose po përpiqet të mbrojë Caicedon duke mos e kritikuar publikisht. Ishte një nga debutimet më të këqija që mund të kishte një lojtar dhe nuk mund të mohohet që Moises ishte jashtëzakonisht i dobët.