Lajme

Sherifi i reagon Mujës: Çka nëse pasi zbulohet hajni që ka vjedhë një bankë i kthen paret?

08/20/2023 14:29
nga:G B

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Armend Muja, raporton Gazeta Blic.

Ky i fundit ka thënë se zyrtarët janë arrestuar pa i lejuar të flasin, derisa ka thënë se çka nëse malli vjen nesër apo pas një muaji.

Pas kësaj, Sherifi përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Mujën me ironi se “çka nëse pasi zbulohet hajni që ka vjedhë një bankë i kthen paret?”/Gazeta Blic/