Sporti

Shtyhet debutimi i Neymar me Al-Hilal, shkak lëndimi

08/20/2023 10:49
nga:E K

Sulmuesi brazilian, Neymar mund të presë deri në shtator për të debutuar me Al Hilal të Arabisë Saudite për shkak të lëndimit, ka thënë trajneri Jorge Jesus.

Të martën e kaluar, Neymar kaloi te Al Hilal nga PSG, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin saudit, e cila sipas L’Equipe kap vlerën e 160 milionë eurove, transmeton GazetaBlic Sport.

“Neymar është një lojtar inovativ dhe kreativ, ai do të na ndihmojë të përparojmë, por tani ai ka një dëmtim të vogël dhe nuk e di se kur do të kthehet. Ndoshta ai do të jetë gati në mes të shtatorit,” tha trajneri Jesus pasi ishte u mirëprit para 60,000 shikuesve në stadiumin King Fahd të shtunën.

/GazetaBlic Sport/