Është arrestuar një person pasi ka rrahur të dashurën e tij.
Viktima e lajmëroi rastin në polici, duke thënë se u rrah nga i dashuri pas një mosmarrëveshjeje.
“Gjakovë – Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i dashuri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër tjerash në raportin policor.


