Niccolo Zaniolo do të vazhdojë karrierën te Aston Villa.
Mesfushori 24-vjeçar italian u njoftua nga skuadra e tij e re, e cila pagoi 20 milionë euro (+7 që do të jepen në formë bonusesh) te Galatasaray.
Zaniolo u transferua në Turqi në mes të sezonit të kaluar dhe bëri 12 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë një asistim. Më parë, ai luajti për pesë vjet te Roma, duke bërë 128 paraqitje me 24 gola dhe 18 asistime.
Nicolò Zaniolo. Villan. ?? pic.twitter.com/4WsWw1EJH1
— Aston Villa (@AVFCOfficial) August 18, 2023


