Lajme

Presidentja në Zllakuqan, fshatin që i ndihmoi mijëra banorë të Mitrovicës gjatë kohës së luftës

08/18/2023 18:27
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot për vizitë në fshatin Zllakuqan të Klinës, atje ku tha se banorët e këtij fshati kanë ndihmuar mijëra banorë të Mitrovicës gjatë kohës së luftës

“Zemërgjerësia dhe solidariteti në kohë sfiduese më bënë që të rikthehem në Zllakuqan të Klinës, banorët e të cilit më 1999 ndihmuan mijëra banorë nga rajoni i Mitrovicës të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre nga regjimi gjenocidal i Serbisë dhe ishin detyruar të ecin në këmbë deri në kufirin me Shqipërinë.

Zemërbardhët e Zllakuqanit mundësuan triumfin e dhembshurisë mbi luftën gjenocidale dhe fitoren e solidaritetit mbi frikën, ndaj faleminderit nga thellësia e zemrës, që riafirmuan besimin në fuqinë e mirësisë!”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë: