Lajme

Arrestohet një person për kërcënimin e avokatit Besnik Berisha

08/18/2023 17:32
nga:Sh R

Është arrestuar Abdullah Mjeku, i cili kishte kërcënuar avokatin, Besnik Berisha. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh

Burime të Insajderit kanë bërë me dije se Mjeku u arrestua nën dyshimin e veprës penale “kanosje”.

Kanosja nuk ka të bëjë me profesionin e avokatit por si rezultat i paraqitjeve publike të avokatit Berisha përkatësisht kritikës së tij ndaj pushtetit.