Lajme

“Kurti duhet të arrestohet sot pasdite”

08/18/2023 14:16
nga:N M

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati ka kërkuar që të arrestohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti për shkak se sipas tij, ai është i përfshirë direkt në aferën e grurit dhe vajit, raporton Gazeta Blic.

Krejt ky reagim i tij ka ardhur pasi që sot me urdhër të prokurorisë Speciale, janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Reagimi i plotë:

Ndue Gjini tha që Ridvani po thotë se Albini tërë kohën po e pyet: ” Ridvan, kur po vjen vajii bre?”.
Kjo i bie që Albini është koka e krimit. KURTI DUHET ME U ARRESTU SOT PASDITE

Ministria që drejtohet nga Rozeta Hajdari komenton arrestimet: Jemi të bindur se rezervat shtetërore janë në përputhje me ligjin

Arrestimet / Memli Krasniqi: Zgjedhje të reja sa më parë