Sporti

Pochettino lavdëron Armando Brojën: Ne besojmë shumë te ai, mund të jetë një sulmues vërtet i rëndësishëm për Chelsean

08/18/2023 14:16
nga:E K

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka komentuar blerjet e reja dhe mundësitë e nënshkrimit me lojtarë të rinj nga ana e Chelseat.

Trajneri argjentians u pyet për ndonjë sulmues të ri, por Pochettino tha se i beson edhe sulmuesit shqiptar, Armando Broja, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne po punojmë për të parë të gjitha opsionet që mund të menaxhojmë në treg, për të parë potencialet dhe realitetin. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund ta harrojmë Armando Brojën, ne besojmë vërtet në të. Ai mund të jetë një sulmues vërtet i rëndësishëm për Chelsean”.

/GazetaBlic Sport/